Komisioni i Sigurisë Parlamentare  pranoi kërkesën e 9 deputetëve për të thirrur në seancë dëgjimore, kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit, Helidon Bendo, por pas komisionit hetimor të ngritur për dekretin e presidentit. Kërkohet që Bendo të japë sqarime mbi deklaratat e Kreut të Shtetit se ai ka pasur informacione që parlamenti do të digjej në 8 qershor, gjatë protestave të opozitës.


Në unanimitet Komisioni i Sigurisë vendosi që kjo seancë të mbahet pasi komisioni hetimor të ketë administruar si provë pyetjen e kreut të SHISH.



Në mbledhjen e kësaj të mërkure u diskutua edhe për projektligjit “për Statusin e Veteranit të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të popullit shqiptar”, i cili parashikon që 20 korriku të vendoset si dita e veteranëve meqenëse në këtë datë në vitin 1957 është krijuar kjo organizatë. Datat e luftës gjithmonë çojnë në ndasi të majtët dhe të djathtët dhe kjo ndodhi edhe në këtë komision. Deputeti Myslym Murrizi nuk e votoi këtë projektligj duke kërkuar saktësim të numrit të veteranëve si edhe një dokument që vërteton se organizata është formuar në këtë datë

Projektligji u votua me vetëm një votë kundër dhe një abstenim ne komisionin e sigurisë dhe pritet të shqyrtohet në parlament seancën e ardhshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb