Një përplasje e fortë verbale u shënua ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi. Rama tha se PD në zgjedhjet e 2025 do të dalë më keq se në vitin 1997.

Ndërsa, Bardhi u përgjigj se qeveria e Rilindjes është e lidhur me krimin e organizuar.

“O shoku i Mondit, pse u bërë nervoz? Ne mund të jemi edhe me kokën drejt dhe me kohën poshtë, por nën gjunjë me krimin e organizuar përpara dhe duke i lëpirë na mëngjesi në darkë nuk jemi.

Zyrtarë tuaj jeni kapur në Skyy Ecc duke biseduar. Legalizimet falas ku i ke, shëndetësinë falas ku e ke zotrote. Ju jeni shërbëtorë të krimit të organizuar, ndërsa ne jemi shërbëtorë të qytetarëve”, tha Bardhi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb