TIRANE

Pyetjes së gazetarit Ergys Gjençaj të News24, nëse Kreu i Shtetit do të ndërmarrë një vendim për shpërndarjen e Parlamentit, nisur edhe nga kërkesat e dërguara në KQZ,për numrin e deputetëve aktualë dhe shpërndarjen e tyre në zonat elektorale, Presidenti Meta tha se do të bëjë cdo veprim me shumë qetësi përgjgjshmëri.

“Presidenti do të bëjë cdo veprim me shumë qetësi përgjegjshmëri dhe do i shërbejë gjithmonë mbrojtjes së republikës dhe interesave të saj “ – u shpreh Meta.

Meta ishte i qartë edhe për ditën se kur do të ndërmarrë iniciatiëve për të ulur palët në tryezën e dialogut, ndërsa tha se: “Kjo iniciativë do të nisë kur të tërhiqet rruga për dialog. Atë ditë që maxhoranca do të tërhiqet nga paligjshmëria do të nisë kjo iniciativë. Jo rastësisht përdora termin organizatë socialiste, nuk hyj në këtë debat.”

Në përfundim të koncerencës për mediat Meta theksoi edhe një herë se në Shqipëria ka njvetëm një institucion që vendos për zgjedhjet dhe ky është Presidenti i Republikës.

“Presidenti është i duruar që të gjithë të kuptojnë se pluralizmi ka tre dekada që ka ardhur në Shqipëri. Ua kam thënë dhe do t’ju them edhe një gjë që nuk ua kanë thënë ndërkombëtarët, pa zgjedhje gjithëpërfshirëse e me standarde më të mira se ato të kaluara nuk ka çelje negociatash. Më besoni jam esëll gjatë gjithë ditës, jo më në mëngjes.” – pëfundoi Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb