Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratën e djeshme të kryeministrit Edi Rama ku tha se do të fliste italisht në konferencën e mbajtur nga Shëngjini me kryeministren italiane Georgia Meloni.

Vasili në një postim në rrjetet sociale u shpreh se toka shqiptare është mbrojtur me gjak dhe nuk mund të shitet.

Postimi i plotë:

Te tijen e ka token e Shqiperise, qe e fal ky palaçua pa atdhe Rama?
Shikoni kete palaçon Edi Ramen qe thote ne Gjadër te Lezhes se: “do flas italisht me qe ketu eshte toke italiane”.
Token e kujt fal ky palaço, token e sëmës apo toke e te jatit.
Po pse Gjadri i Lezhes eshte Itali mor palaço?
Ne Lezhe afer 600 vjet me pare u mblodh gjithe Shqiperia, qe lidhi bese dhe u perball me Perandorine Otomane per te ruajtur trojet shqiptare dhe ja doli.
Shqiperine ky palaço e di token e tij private, qe e shet si te doje, boll per te blere ca perkrahje per surratin e tij mafioz.
Toka e ketij vendi eshte mbrojtur me gjak ne mijra vjet dhe s’ka palaco Ramë qe e shet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: