TIRANE

I ftuar në emisionin ‘A show’ kreu i Vetëvendosje, Albin Kurti nuk e përjashtoi mundësinë që partia që ai drejton të zgjerohet duke u futur edhe në zgjedhjet në Shqipëri.  Albin Kurti u shpreh se dëshiron që fryma dhe demokracia e VV të përhapet kudo që ka shqiptarë.

“Shqipëria për mua është një vend shumë i afërt dhe unë kohëve të fundit vij më shpesh këtu. Para se të kemi një organizim tonin që do garonte edhe në zgjedhje, unë jam i interesuar që fryma e VV të përhapet kudo që ka shqiptarë. Por edhe nëse u pëlqen ndonjë populli tjetër le ta bëjnë atë sepse ne jemi të bindur se parimi i VV nuk mund të bëhet kompromis me këdo tjetër dhe kudo tjetër. Nuk është se ne nuk jemi të interesuar që idetë tona të përhapen. Ne kemi shumë anëtarë të VV në Shqipërisë të cilët vijnë në protestat tona në Kosovë. Nuk kemi marrë vendim, por nëse ndodh do ndodhë sepse vjen nga poshtë dhe ka dëshirë VV.”- tha Kurti.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: