Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, bëri një deklaratë të fortë në emisionin “Real Story”, në News24, teksa foli për procesin e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.

Manja tha në studio se nëse nuk do të votoheshin sot nga Kuvendi dy anëtaret e reja të Kushtetueses, procesi do të hynte në një zonë rreziku, ku do të ishte e pamundur përzgjedhja e tyre. Sipas tij, rrezikonte që përzgjedhja e tyre të mos bëhej as pranverën tjetër.

“Po t’i referohemi Kushtetutës, të shohim formulën e Kushtetueses, 9 anëtarë, 3 i zgjedh Presidenti, 3 Kuvendi dhe 3 Gjykata e Lartë. Gjykata Kushtetuese është e distancuar nga politika, dhe deri te filtri i KED procesi ka qenë jo politik.

Nëse nuk do të ishin votuar sot, e sigurt që edhe për pranverën tjetër procesi do ishte në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, prandaj procesi u përshëndet sot nga SHBA-BE. Ky proces hynte në zonë rreziku, për të mos thënë që ishte e pamundur që ne të votonim sot dy emrat.

Nga ana e presidentit lexohet politikisht procesi. Kush e pengoi presidentin të dekretonte vakancën e dytë? Është tërësisht mungesë e vullnetit politik”, u shpreh Manja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb