TIRANË

Disa herë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka këshilluar gazetarët të ruhen nga kushërinjtë. Kjo ka qenë në fakt ironia dhe sarkazma e Tahirit pasi ka mësuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda që ka rrëzuar akuzat për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal duke e shpallur fajtor vetëm për shpërdorim detyre.


“Dua ta lexoj rrugën që të lexoj një vendim të tillë, për mua qesharak. Do ishte më fisnike ta bënin si burrat dhe të më dënonin për trafik, kjo është qesharake. Është si të shkosh në një provim, mësuesja të të thotë se ke mësuar shumë mirë por hajt po të vë një pesë.
E kam pak vështirë t’ju them një gjë kristal të qartë se më thanë se nuk je trafikant por meqë i ke kushërinj ke shpërdoruar detyrën. Çfarë të them, si t’ja bëj për të gjithë kushërinjtë idiotë…
Për dy vjet keni ndjekur procesin e shekullit por u katandis kokoshi një thellë.”, tha Tahiri.


(m.k/BalkanWeb)