Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka deklaruar në studion e “News 24” se në Shqipëri kanë ardhur këto 10 ditët e fundit ekspertët ndërkombëtarë, të cilët sipas tij, janë vetëm për “peshqit e mëdhenj”.


Më tej, avokat Ngjela është shprehur se brenda 10 ditësh do të ngrihet SPAK dhe BKH, duke shtuar se Byroja Kombëtare e Hetimit do iu shkulë dhëmbët të korruptuarve.
“Këto 10 ditët e fundit kanë ardhur ekspertët ndërkombëtarë vetëm për “peshqit e mëdhenj”. BKH do iu shkulë dhëmbët. Brenda 10 ditësh ngrihet dhe SPAK. 2 korriku shkatërroi komunizmin në Tiranë, ishin ambasadat”, ka theksuar avokati.


(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb