ITALI- Një 24-vjeçar shqiptar, banues në provincën e Monzës, Itali është vënë në pranga, nën akuzën e dhunës seksuale, rrëmbim personi dhe përndjekje ndaj të dashurës së tij italiane.

Ka qenë vet 21-vjeçarja që ka denoncuar të riun shqiptar, i cili në periudhën shtator 2012 deri në fund të 2013-ës e ka përdhunuar dhe dhunuar, kur ajo ishte ende minorene shkruan Ansa.

Gjithashtu ai ka vazhduar përndjekjen për vite me radhë edhe pas ndarjes. Çifti u njoh në vitin 2012 kur vajza ishte vetëm 16 vjeçe. Që në fillim të njohjes së tyre gjithmonë sipas versionit të 21-vjeçares, i riu shqiptar kishte treguar shenja agresiviteti, të cilat më pas degraduan në dhunë seksuale dhe psikologjike.

Ndarja mes tyre erdhi nga vet 24-vjeçari shqiptar, i cili më vonë vazhdoi sërish ta përndiqte të renë italiane. “Do të jesh gjithmonë e imja dhe nëse më denoncon unë do t’i bëj keq familjes tende”- e kërcënonte 24-vjeçari vajzën italiane.

Denoncimi i vajzës u bë në muajin shkurt por vetëm një ditë më parë policia italiane ka arrestuar të riun shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb