Jo vetëm në Shqipëri, por Broja po pritet me padurim edhe në radhët e Everton. Për herë të parë, që pas transferimit të tij tek Everton, “bomberi” kuqezi zbriti në fushë, këtë e bëri për ekipin U-21 në sfidën kundër Watford. Broja qëndroi në fushë për 45 minuta, vetëm në fraksionin e parë, pasi kjo është pjesë e programit të tij për t’u riaftësuar. Gjithçka shkoi sipas planit, me Brojën që shfaqi një formë të mirë fizike për sa kohë ishte në fushë. Paraqitja e tij u vlerësuar edhe nga zëvendës trajneri i Everton U-21, Keith Southern:

Bro
Bro

“Armando dukej i shpejtë. Ai do të jetë një lojtar i madh për Everton në javët dhe muajt në vijim. Sot ishte një hap i madh për të sa i takon minutave”, u shpreh ndihmës trajneri i Everton U-21.

Brrr
Brrr

Broja ka nisur prej kohësh fazën e riaftësimit, teksa është stërvitur edhe me pjesën tjetër të ekipit A. Everton e ka marrë me qetësi rikuperimin e Brojës, nuk dëshirojnë të rrezikojnë pavarësisht se janë në një moment kritik në Premier League, në vendin e 15-të, por vetëm 2 pikë larg zonës së ftohtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: