Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar Rinor të PS-së kishte disa mesazhe drejtuar rinisë socialiste.

Rama tha se “qytetarët do thonë se ka ardhur koha që PS të ikë nga pushteti”. Kreu i qeverisë udhëzoi të rinjtë se kushdo që thotë këtë, duhet të përgjigjen, duke iu thënë se “sa më shumë që na lehin nga mbrapa, aq më shumë do ikim përpara”.

“Pikërisht se ky vend ka PS-në, ka sot edhe shansin historik të ndërtojë një shtet të së drejtës me çdo dhimbje, me çdo kosto, me çdo çmim. Por, me vendosmërinë e arritjes së atij suksesi.

Do ju thonë ka ardhur koha që Edi Rama dhe PS të ikin? Ju do t’iu thoni vetes dhe atyre: Po, ne do të ikim, do të ikim vetëm përpara dhe sa më shumë të na lehin nga mbrapa, aq më shumë do të ikim përpara se aq më lart do të duan të jenë zërat që na grricin veshin me lehjet e tyre. Rroftë Partia Socialiste e Shqipërisë”, deklaroi Rama.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb