TIRANE

E ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi paralajmëroi se do të kemi sërish situata të nxehta politike në vend. Për Ademin qytetarët kanë dhënë mesazhe të forta për opozitën.

“Është një cështje që vijon të rëndohet. Do të kemi sërish situata të nxehta me saduket. Me sa duket do të shohim prap, duket se nuk e kemi arritur fundit. Janë mesazhe të forta ato që kanë dhënë njerëzit, e do të na mbajnë në këtë ‘luftë’.” -u shpreh Ademi.

Ndër të tjera, Ademi komentoi edhe padinë e depozituar në gjykatën kushtetuese, për antikushtetuetshmërinë e 30 qershorit.

“Ne e kemi dëgjuar me shumë vëmendje raportin paraprak të 30 qershorit, e kujtoj edhe këtu që një ndër shënimet që ata bëjnë, është që ne duhet të gjejmë zgjidhje brenda institucioneveve, dhe në këtë rast duhet të shohim gjithnjë mundësinë për dritë në fund të tunelit. Në këtë rast është kushtetuesja që mund ta bëjë këtë. Për momentin ne nuk e kemi funksionale, por pas diskutimeve, është i vetmi institucion që mund të cojë në zgjidhjen. Pavarësisht se kërkon kohën e vet, është një proces i gjatë, unë e shoh si mënyrën që duhet të ndjekim. Ajo që kemi bërë në kohë është konsultimi i mirë, pasi nuk kemi një precedent më parë. Unë nuk jam juriste, por është e vështirë të gjesh një rast të tillë jo vetëm në Shqipëri. Kështu që kemi qenë të kujdesshëm. Uroj të bëhet objekt i shqyrtimit, në momëntin që do funksionojë. Ka risk dhe ndoshta po na shtohet edhe më shumë pasiguria, pas vendimit të gjykatës së Durrësit.” –theksoi Ademi, ndërsa  u shpreh se raporti i OSBE/ODIHR nuk flet për zgjedhje.

“Mund të disktuojmë shkaqet, por nëse do e ndajmë pjesën e shkaqeve, por nëse flasim për 30 qershorin, legjitimitetin e saj, interpretimin jo të duhur nga KQZ, pamundësia pa alternative, regjistrimi jo i duhur i një partie politike, janë edhe një shtyllë që duhet të sanksionojë ose zhbëjë procesin. Referuar edhe raportit nuk kemi patur zgjedhje në Shqipëri.” vijoi më tej Ademi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb