TIRANË

Deputetët e opozitës kanë ndërprerë kryeministrin Edi Rama sapo ka marrë fjalën për të folur për projektbuxhetin 2025.

Rama nisi të fliste për bonuset për pensionistët, por deputetët e opozitës janë çuar në këmbë dhe kanë filluar të flasin. Kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali iu ka bërë thirrje disa herë të ulen pasi do të kenë kohën e tyre për të folur, por situata ka vijuar njësoj.

Pasi kaosi ka vijuar Spiropali ka ndërprerë seancën për një pushim.

Spiropali: Ju lutem uluni, Kryeministri po flet. Më pas keni fjalën aq sa minutazh ka kryeministri. Ju lutem z. Bardhi bëjini thirrje grupit parlamentar të ulet në vend. Ju tërheq vëmendjen uluni dhe dëgjoni parashtrimin e pr.buxhetit 2025. Z. Bardhi ju tërheq vëmendjen. Bëjini thirrje grupit parlamentar të ulet. Qytetarët na ndjekin. Do keni rast t’i shprehni të gjitha pakënaqësitë tuaja. Të dëgjojmë kryeministrin. Rregullorja përcakton që nuk mund të ndërpritet seanca. Z. Dogjani ulet. Fjalën e ka kryeministri. 5 minuta pushim, ndërpritet seanca.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: