Pak më parë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ftuar në Televizionin Publik, ka deklaruar se pjesë e marrëveshjes së arritur në Ohër mes tij dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, ishte edhe krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pasi një gjë e tillë e parashikohet nga pika e 10 e propozimit evropian që është pranuar nga Kosova.
Kjo ka nxitur reagime, ku ndër ta parët ka qenë ish-kryeministri Avdullah Hoti.
“A paska Asociacion?! Mashtruesit. Të pabesët”, ka shkruar Hoti në një reagim në rrjetet sociale.
Ndërkohë, Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu përmes një shënimi në Facebook, ka deklaruar se kryeministri nuk tha asgjë në lidhje me Asociacionin.
“Kryeministri Kurti nuk tha diçka të re lidhur me Asociacionin. Ai dha përgjigje për tërësinë e Propozimit Evropian, përkatësisht për nenin 10 të tij i cili flet për të gjitha marrëveshjet e deritanishme, plot 39 sosh, shumicën e të cilave nuk i respekton e zbaton Serbia e për vetëm njërën ka vendim të Gjykatës Kushtetuese
Asociacion ndodhet te dy ish marrëveshje për shkak të nënshkrimeve të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit që janë aty”, deklaroi Kryeziu.
(BalkanWeb)