Ish-presidenti i Republikës Alfred Moisiu i ftuar në studion e emisionit “Kjo javë” në “News 24” , i pyetur nëse ekziston mundësia që të ketë përplasje civile, tha se kjo gjë nuk duhet të ndodhë.

Moisiu theksoi se shqiptarët nuk mundet asesi të përleshen me njëri-tjetrin.

Nuk besoj të ketë përplasje civile. Incidente sporadike mund të ketë. Edhe në kohën e diktaturës ka pasur fenomene. Në diktaturë kishte njerëz që nuk shkonin të votonin. Mbrëmë dëgjova një zonjë. Ajo tha vëllain e kam polic, kurse djalin e kam me opozitën.

Çfarë duhet bërë? Daja të vrasë nipin. Në Shqipëri historikisht ka pasur episode sporadike, por përplasje masive nuk besoj se ka. Nuk flas për njerëzit negativ, flas për njerëzit me mend në kokë. Shqiptarët nuk duhet të përleshen me njëri-tjetrin”, tha Moisiu.

Në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama për paralajmërim me burg dhe mosdalje jashtë shtetit të qytetarëve që kryejnë krime zgjedhore, Moisiu tha se çdo shtet ka ligjet e veta.

“Cdo shtet ka rregullat e veta dhe për çdo parregullësi do të dënohesh. Kjo varet edhe nga qëndrimi që mbajnë ndërkombëtarët. Të marrësh viza në Amerikë prsh ka të bëjë me qasjen e SHBA. S’ka ndodhur situatë e tillë, që të braktiset parlamenti. Unë nuk e di se ku e bazon Rama atë që thotë. Unë kam dëgjuar z. Palmer që ka thënë nëse vazhdoni me dhunë do quheni organizata të dhunshme dhe opozitarët do hyjnë në listë në zezë. Kjo e tejkalon normalen dhe fjalën e kryeministrit madje”, u shpreh Moisiu.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb