Në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News 24” u diskutua në lidhje me faktin se çfarë do të ndodhë më datë 30 qershor.

Avokati Idajet Beqiri dhe zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda mbrojtën idenë se në datë 30 qershor do të ketë zgjedhje, ndërsa deputeti Lefter Maliqi dhe kreu i FRPD Belind Këllici thanë se më datë 30 nuk do të mbahen zgjedhje.



Idajet Beqiri: BE nuk do precedentë të rënda. Amerika nuk do dhunë.


Lefter Maliqi: Si do të ketë proces normal? Si do të ketë proces normal, kur këtu edhe në zgjedhjet e kaluara nuk kanë qenë zgjedhjet normale.  Nëse ndodh, do ketë diktaturë, por nuk ndodh. Ti je pjesë e diktaturës.

Idajet Beqiri: Ndërkombëtarët kanë folur.

Rovena Voda: Ministria e Brendshme ka marrë masa. Unë jam i bindur se nuk do të ketë ndonjë përplasje, por vetëm incidente të izoluara edhe mundet të ketë. Procesi do të jetë normal.

Maliqi: S’do ketë zgjedhje, këtu do jemi më 1 korrik.

Voda: Këtu do jemi. Janë marrë masa dhe procesi do jetë normal. Po flet gjëra që janë të dhunshme.

Këllici:  Nuk ka asnjë person, asnjë zyrtar të shtetit që ka shkuar në burg për vjedhje dhe grabitje. Për 30 qershorin unë jam i bindur që më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

Beqiri: Pse nuk hyni në zgjedhje, hyni.

(d.xh/Balkanweb)