TIRANE-Në një kohë kur u përfol se do të largohej nga ‘Tv Klan’, televizioni ku shfaqet prej vitesh duket se Blendi Fevziu ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e emisionit të tij ‘Opinion’.

Në një reagim të këtij televizioni thuhet se Fevziu do të vijojë të qëndrojë në këtë ekran edhe për sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë se më herët në media qarkulloi lajmi se Blendi Fevziu kishte marrë një ofertë nga “Top Channel”.

Në reagim thuhet se Blendi Fevziu do të qëndrojë në Tv Klan minimalisht edhe për 5 vitet e ardhshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: