Ka luajtur për skuadra të ndryshme në Europë, por asnjëherë në vendin e tij. Radamel Falcao, sulmuesi i njohur kolumbian firmosi për Millionarios në vendin e tij, para disa javësh. 38-vjeçari, në një intervistë të dhënë së fundmi, u shpreh i lumtur për transferimin.

“Të gjitha ndeshjet që do të luaj këtu do të jenë të veçanta sepse nuk kam luajtur kurrë për klubet kolumbiane. të luash jashtë apo të presësh një kundërtshtar në shtëpi do të jetë shumë emocionuese. Do ta përjetoj gjithë këtë atmosferë” – tha Falcao.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb