Një debat mes kryetares së Bashkisë Shkodër Voltana Ademi dhe analistit Andi Bushati u zhvillua në studion e emisionit “Të paekspozuarit” në “News 24”.

Bushati tha se zonja Ademi sa vjen dhe e bën gjuhën më të butë dhe se ka frikë se mos nuk e mban fjalën se më 30 qershor nuk do ketë zgjedhje. Ademi u shpreh se Bashkia Shkodër mbetet e vendosur të zbatojë dekretin e presidentit, ligjin dhe Kushtetutën.

Ademi: Do zbatohet dekreti i presidentit. Unë sot jam e shqetësuar sesi strukturat kriminale si Prokuroria, policia, etj janë vendosur në qytet. Ne në Shkodër nuk kemi drejtor burgjesh sepse ka dhënë dorëheqjen para 4 ditëve. Drejtori i Recit në Shkodër ka dhënë dorëheqjen,. Kem i qeveri të inkriminuar. Ata punojnë në bashkëpunim. Është përgjegjësia e këtyre nëse nuk i mbahen ligjeve. Bashkia Shkodër ka trajtuar njerëzit që të mbrojnë dekretin, ligjin, Kushtetutën. Nëse njerëz të caktuar do veprojnë, do përdorim fjalën, do e monitorojmë, do e filmojmë, do i drejtohemi Prokurorisë, do bëjmë ç’është e mundur që të mos thyhet ligji. Administrata dhe policia të kuptojë këtë. Rendi të bëjë të mundur që krimi të parandalohet. Dhuna nuk është në gjuhën e Shkodrës dhe Shqipërisë. Policia të sigurojë se mund të qarkullojnë persona të rrezikshëm. Nuk e di ku do shkojë marria e kryeministrit.

Andi Bushati: Unë vë re se gjuha juaj sa vjen bëhet më e butë. Kam frikë se do lejoni edhe zgjedhjet dhe pastaj kushedi ç’do të thoni.  Kam frikë se do ndryshoni prapë3 atë që thatë, sepse thatë edhe nuk do lejoj Ramën të bëjë fushatë në Shkodër dhe erdhi.

Ademi: unë jam një grua e përgjegjshme. Rama nuk mbajti fjalim në Shkodër. Nuk do ketë zgjedhje.

Bushati: Unë e mbajta fjalën, shpresoj edhe ju.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: