Një foto për të rikrijuar kujtimet. Gazetari i News24 dhe BalkanWeb Enrik Mehmeti ka qenë në zonat më të prekura nga tërmeti, në Durrës e Thumanë për të parë gjendjen e banorëve ndërsa ka fiksuar në foto një bisedë me një djalë të vogël 10-vjeçar.

Ai i ka kërkuar gazetarit t’i bënte një foto pasi pas shembjes së shtëpisë nuk kishte më asnjë. Një nevojë njerëzore në një situatë të rëndë që po kalon vendi që të tregon edhe më shumë përmasat e tragjedisë që mori 51 jetë njerëzish, la të lënduar mbi 1000 dhe iu shkatërroi banesat mijëra të tjerëve duke iu marrë gjithçka të dashur.

POSTIMI I GAZETARIT MEHMETI

“Do më bësh dhe mua një foto se s’kam më asnjë?”, ishte kërkesa e 10-vjeçarit nga Thumana i cili po qëndronte me të atin kur po realizoja foto, mes gërmadhave të pallateve që i morën jetën shumë njerëzve.

“Jo vetëm do të bëj sa foto të duash madje do dal dhe unë me ty sepse të gjithë jemi krenar për ju”. Pasi i bëra disa foto i kalova kolegut të Rai-it telefonin për të më fotografuar me heroin e vogël…Nën ato rrënoja nuk u varrosën vetëm jetët e shumë njerëzve por edhe shumë kujtime të banorëve të tjerë që mbijetuan…Banorët e prekur nga tërmeti kanë nevojë jo vetëm për anën materiale që është kryesorja por edhe për ngrohtësinë për të kapërcyer këtë dhimbje…Një fjalë të ngrohtë minimalisht, mund ta thotë gjithkush….

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb