TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se mes Kosovës dhe Serbisë në samitin e Brdo-Brijunit pati një atmosferë pozitive.


I pyetur nëse pati një zhvillim për avancimin e dialogut mes dy vendeve në këtë samit, Meta tha se të gjithë do donin që dialogu të përfundonte dje por me humor shtoi se të gjithë do mendonin se ishim në vendet e Benelux.


“Nuk jam shumë i sigurt për atë që thatë, ju siguroj që atmosfera ka qenë konstruktive e pozitive siç e shpreha dhe gjatë shkëmbimit të mendimeve. Marrëveshja e Prespës ishte shumë ë rëndësishme për të gjithë rajonin.
Të gjithë do donim që dialogu Serbi-Kosovë të kishte përfunduar dje, jo sot
por në rast se do ishin zgjidhur të dyja, dhe marrëveshja e Prespës dikush do na ngatërronte, do mendonte se jemi në vendet e Beneluxit, jo në një rajon si i joni”, deklaroi Meta.


(m.k/BalkanWeb)