Kryeministri Edi Rama ka vijuar me komunikimin me qytetarët në ‘Sy m’sy”.
Një nga qytetarët i ka komentuar se në 11 maj nuk do të jetë PS ajo që do të fitojë dhe do të marrë një mandat të katërt
“Do merrni Noc Rrokun”, shkruan komentuesi.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama e ka “këshilluar” qytetarin që të marrë një herë pasaportën europiane, të cilën mund t’ia japë vetëm PS dhe
Edi Rama dhe më pas do të ketë kohë të bëjë tifozllëk partiak.
“Më 11 maj e vendos pupulli, kam frikë se do zhgënjehesh sepse po bën tifozin kur duhet të bësh njeriun e interesuar që të marrësh atë që të takon nga 11 maji, pasaportën europiane. Tifozllëkun ke kohë ta bësh, por pasaportën merre”, u përgjigj Rama.