Nesër në orën 17:00 do të luhet ndeshje e parë e Botërorit që do të sinjalizojë hapjen e këtij kompeticioni i cili pritet të mbajë të mbërthyer miliona futbolldashës në botë.

Ndërkohë FIFA ka përditësuar të dhënat sa i përket biletave të shitura. Kanë mbetur edhe shumë pak, por deri me tani janë ezauruar 2.4 milionë bileta për këtë kompeticion, që përmban 64 ndeshje.

Në fillim të kësaj jave, ishin 871 797 bileta që iu shitën tifozëve, nga të cilat rreth 90 mijë u blenë nga amerikanët që nga muaji shtator. Pas SHBA, vend i cili do të mungojë në “Rusi 2018”, numri më i lartë i biletave të shitura të Botërorit është shënuar në Brazil, vendi i skuadrës 5 herë kampione të botës, me 72512 bileta, më pas vijnë Kolumbia, Meksika, Argjentina dhe Peruja.

Gjermanët të cilët janë fituesit e fundit të Botërorit kanë blerë 62541 bileta, ndërsa bie në sy numri i pakët i tifozëve anglez. Pavarësisht se njihen si tifozeri e zjarrtë anglezët kanë blerë vetëm 32 mijë bileta si shkak i frikës që ekziston për shfaqjen e dhunës dhe abuzimeve raciste në Rusi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb