TIRANË

Gjeneral Brigade Bardhyl Kollacaku në fjalën e mbajtur në lamtumirën e major Klodian Tanushit tha se punën dhe profesionalizmin e tij, do ta kujtojnë çdo ushtar dhe koleg i tij. Me zërin që i dridhej, gjeneral Kollçaku  tha se FA-ja ka humbur një komandant të palodhur.

Teksa mbajti fjalën dhe me lot në sy para familjes, Kollçaku shtoi se Major  Klodian Tanushi i shtoi nderin Shqipërisë nga puna e tij, e cila tashmë do të nderohet nga çdo qytetar i këtij vendi.

“Për ditë të tërë ju dhe ne u lutëm dhe me dridhje në zemër, shpresuam për Klodjanin, shpresuam për mrekullinë, kurrë nuk donim  ta pranonim. Tani duhet të përcjellim  majorin. Komandant, çdo ushtar do të përulet, do të qaj dhe do të mbajë zi. Ne kemi humbur një vëlla nënë armë. Kudo që e thirri, kudo që e kërkonte  nevoja dhe kanë aq shumë për të thënë kolegët, për Klodin njeri, për Klodi komandat dhe ushtarak. I heshtur, i bindur i kreu me devotshmëri detyrat për ti dhënë nder Shqipërisë.

Vepra e dëshmorëve është amaneti jonë.  Të gjithë kemi nevojë ta shprehim dhe ta nxjerrim dhimbjen. Gjithçka e bëjmë për fëmijët dhe Klodiani sakrifikoi për ta dhe ne nuk do t’ju lëmë vetëm. Ne i dimë rreziqet dhe vështirësitë dhe ne do të vijojmë të jemi në frontin e përbashkët. Ne do të jemi gjithmonë  gati. Komandant Klodi do na marrë malli  për zërin tënd. T’u prehtë shpirti në paqe, lamtumirë i shtrenjti Klodian”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb