TIRANE

Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt nuk ka përkrahur djegien e mandateve nga opozita dhe e quajti një shembull të keq për rajonin këtë akt.

I pyetur nëse OSBE do i njohë zgjedhjet lokale në Shqipëri nëse opozita nuk merr pjesë, Borchardt tha se varet nga mënyra si do të shkojnë zgjedhjet, por OSBE nuk përkrah bojkotin zgjedhor.

Njohja varet nga mënyra si shkojnë zgjedhjet lokale, si zhvillohen ato dhe gjetjet e vëzhguesve tanë. Ne piksëpari nuk nxisim aspak bojkotin zgjedhor. Për shumë kohë Shqipëria ka qenë shtylla apo simbol i stabilitetit në rajon dhe tani shohim një veprim në parlament që nuk ka precedentë.

Është kritikuar nga gjithë komuniteti ndërkombëtar. Pse? Sepse ndez fitilin, që vë flakën pastaj në gjithë sistemet parlamentare. Pyetja e radhës do ishte kur do kemi parlamentin që e ka mandatin për 4 vjet dhe ta mbyllë për 4 vjet. Kësaj radhë politikanët e dogjën në 2 vjet, radhës tjetër mund të gjejnë argumente për të marrë një vendim të tillë edhe pas 8 muajsh, ky do të ishte shembull shumë i keq për të tërë rajonin”- tha ambasadori Bernd Borchardt.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb