TIRANE

Misioni i OSBE-ODHIR me mision vëzhgimin e zgjedhjeve të 30 qershorit po zhvillon një konferencë sot në Tiranë. Drejtuesja e delegacionit, ambasadorja Audry Glover e pyetur nga gazetarët sesi do ishte vëzhgimi i zgjedhjeve nëse opozita e bashkuar nuk pranon të jetë pjesë e tyre.

Glover, tha se misioni i OSBE-ODHIR do të bëjë atë që ka bërë gjithmonë, një vëzhgim teknik të procesit, ndërsa theksoi se nuk i ka ndodhur asnjëherë të vëzhgojë zgjedhje ku opozita nuk ka marrë pjesë.

“Siç e kam thënë gjithmonë, roli ynë është të japim një vëzhgim teknik të këtij procesi. Është roli i qeverisë që duhet të vendosi si do i përdorë rekomandimet  tona. Nuk më ka ndodhur asnjëherë të vëzhgojë zgjedhje ku opozita nuk ka marrë pjesë në zgjedhje.”-u shpreh  Glover.

Pyetja- Nëse ndodh kjo në 30 qershor, si do ishte raporti juaj? Ku më shumë se gjysma e Bashkive nuk ka kandidatë përballë atyre të PS?

Glover-Atë që bëjmë gjithmonë, do raportonim, reflektonim atë që ishim gjatë procesit zgjedhor. Do kishim raportin me atë që do shihim.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb