“Do paguaj për atë që kam bërë”. Kështu deklaron nga burgu i Modenas italiania Irina Vetere e cila aksidentoi për vdekje natën mes 29 dhe 30 qershorit dy të rinj shqiptarë.
E përlotur dhe ende nën traumë ajo thotë se gjithçka që mund t’i ndodhë është e drejtë.

“Unë jam shumë pranë familjeve të këtyre dy të rinjve. Nuk më intereson se çfarë ndodh me mua. Ajo që do të ndodhë me mua do të jetë e drejtë”, tha Irina Vetere nga burgu i Modenës, duke shpërthyer vazhdimisht në lot.

Mediat italiane i përshkruajnë ditët e Irinës në paraburgim të gjata. “Natën në qeli me një shoqe, takime në mëngjes me psikologen dhe pasdite shkrime e lexime.

“Dukej se ishte shumë e rënduar – tha avokati i cili kishte zhvilluar rreth një orë bisedë me gruan- dhe shumë afër familjes së dy të rinjve”.

Shqiptaret
Shqiptaret

Vetere ndodhet në burg prej rreth një jave me akuzën për vrasje të dyfishtë rrugore. Ajo ishte e dehur, (5-fish më shumë se norma e lejuar) natën e 29 qershorit teksa i jepte makinës dhe aksidentoi për vdekje dy të rinjtë shqiptarë Ergi Skenderi e Xhulio Kaja.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb