FIER

Policia e Fierit ka sekuestruar një gomone, 2 automjete tip Fuoristradë pa targa dhe 30 bidona të mbushur me benzinë në një banesë në pronësi të L.M në fshatin Qarrë.

Policia bën me dije se ka dyshime se këto mjete do përdoreshin për trafik droge. Policia ndaloi pronarin e gomones B.D si dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Njoftimi nga policia:

Kontrolle të imtësishme dhe të shtuara për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narktotike, dhe sekuestrimin e mjeteve motorike dhe atyre lundruese që mund të përdoren për të trafikuar lëndë narkotike.

Në vijim të luftës kundër trafikimit të lëndëve narkotike, nisur nga informacionet e marra si dhe nga kontrollet e përbashkëta të zhvilluara nga shërbimet e policisë së Fierit dhe atyre të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, në fshatin Qarrë, pranë banesës së shtetasit L.M, u gjetën të fshehura dhe u sekuestruan një mjet i fuqishëm lundrues tip Gomone, 2 automjete tip Fuoristradë pa targa dhe 30 bidona të mbushur me benzinë.

Si rezulat i veprimeve të kryera u kap dhe u ndalua shtetasi B.D, banues në Fier pasi është pronari i gomones si edhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë si autorë të dyshuar të implikuar në këtë vepër penale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorrike”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: