Flamurtari ka arritur të mbijetojë në Kategorinë Superiore falë angazhimit të lojtarëve të tij, që pavarësisht krizës së pafund në ekipin kuqezi, vendosën të luajnë dhe të respektojnë fanellën dhe qytetin.

Por me kampionatin në prag të përfundimit, janë të shumtë lojtarët që do të largohen nga qyteti bregdetar, shumë prej tyre për të mos u kthyer më aty. Njëri prej tyre është braziliani Elton Kale, që u kërkua me forcë nga Daja dhe pas një lufte të gjatë me Kukësin, më në fund doli në fushë me Flamurtarin. Kale ka postuar në Instagram një foto ku tregon se mezi pret të kthehet në atdhe.

Kale Postim
Kale Postim

Por sezoni që Kale dhe të gjithë lojtarët e tjerë të skuadrës vlonjate pretendonin, u shkërrmoq për shkak të moskorrektësisë së Sinan Idrizit, administratorit të klubit që i ka lënë ata të papguar për muaj të tërë dhe ka deklaruar se në maj do të braktisë përfundimisht Flamurtarin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb