Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të arrihet një proces binjakëzimi mes Onkologjikut dhe spitalit “Shiba” në Izrael, bashkëpunim që më tej pritet të shtrihet në të gjithë QSUT.

Duke folur për sistemin shëndetësor, Rama tha se janë pesë spitale që kanë marrë autonominë.

“Kemi nisur një proces bashkëpunimi për të arritur një marrëveshje binjakëzimi, jo simbolik por të plotë me spitalin SHIBA të Izraelit, i rankuar i 9 në botë sa i përket cilësisë dhe shërbimeve dhe në fillim të 2025 onkologjiku do të jetë pika e parë e bashkëpunimit. Programi i punës së Onkologjikut, do të jetë program që jo vetëm po ndërtohet aktualisht në bashkëpunim me ekspertët e onkologjikut të këtij spitali por do të ndiqet e menaxhohet e njëkohësisht zbatohet në jetën e përditshme të spitalit bashkarisht duke shfrytëzuar kapacitetet e mjekëve izraelitë dhe mundësitë që ofron teknologkia.

Ndryshimi do të jetë i jashtëzakonshëm, në transformimin e shërbimit.

Ky bashkëpunim do të shtrihet më tej në të gjithë QSUT që duam të kthejmë në qendër ekselence në rajon”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb