“L’Echo de Paris” ka botuar, të dielën e 29 dhjetorit 1912, në faqen n°3, një telegram të Ismail Qemalit drejtuar asokohe ministrave të Fuqive të Mëdha, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Romë, 28 dhjetor.
Qemal Pasha, kreu i qeverisë së përkohshme shqiptare, i ftoi ministrat e fuqive të mëdha, nëpërmjet një telegrami, që të ndërhynin sa më shpejt, për t’u dhënë fund armiqësive midis Greqisë dhe Turqisë, “sepse zgjatja e luftës, thotë Qemal Pasha, do të shkaktonte në Shqipëri, gërmadha dhe plagë të të gjitha llojeve, dhe përfundimisht do ta dërgonte këtë vend të shkretë në rraskapitje dhe uri”. — C.