Në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në “News 24” u zhvillua një debat mes të ftuarve.

Të ftuarit treguan detaje në lidhje me ngritjen e strukturave të reja të SPAK dhe drejtësisë së re.

Ata ndanë mendime të ndryshme për drejtësinë e re, kurse deputeti Halit Valteri tha se pas Metës, radhën para drejtësisë e ka Rama. Ai shtoi se Rama nuk është i paprekshëm, duke nënvizuar se opozita e re do të ngrejë në Komision Hetimor tenderat e fshehtë të qeverisë Rama.

Shameti: Nuk ka cenim të sovranitetit përmes ONM. Ka vetëm këshillim.  E vetmja gjë që ka mbetur për t’u mbyllur me SPAK, dje ka qenë lista e prokurorëve që kanë aplikuar për në SPAK. Ajo që e mbyll procesin është mbyllja e procesit të vettingut, nis dhe bëhet funksionale. SPAK është afër. Shtatori e gjen të konstituuar.

Gjoni: Tërmet dhe cunam në shtator.

Shameti: Cunam a tërmet si të doni quajeni.

Lumezi: Unë them që duhet ngritur SPAK. Edhe pse mund të shkelet sovraniteti, duhet bërë.

Valteri: Se flasim Rama, Rama. Pse Rama nuk preket nga drejtësia? Rama ndër të tjerët që do kalojë sitën e drejtësisë pas Metës. Problemi është këtu sepse po mbështetet nga amerikanët. Unë besoj me fillimin e SPAK, do të shohim spektakël, njerëz të paprekshëm do vihen përpara drejtësisë, do japin llogari përpara shqiptarëve. Kush ka fituar para nga populli shqiptar, duhet gjykuar.

Shameti: Nuk ka imunitet për çdo politikan për çdo zullum që i kanë bërë këtij vendi.

Valteri: Kemi parë njerëz të njohur që flasin me vete.

Gjoni: Dua të flas për Poloninë, ku u zhduk korrupsioni. Shqiptarët s’kanë para për fat të keq.

Valteri: Do ngremë Komision Hetimor për tenderat sekretë të qeverisë. Kanë dhënë tendera sekretë për rrugët.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb