Periudhës së pushimit duket se po i vjen fundi, pasi Xavi synon që të rikthehet shumë shpejt në pankinë. Në një intervistë për L’Equipe, trajneri i njohur shprehet se, do të shqyrtojë ofertat që vijnë në drejtim të tij.

“Deri në qershor kam nevojë për qetësi shpirtërore. Duke filluar nga qershori, do të shohim se çfarë ofron tregu i klubeve.

“Jetoj, shijoj jetën, kam ndjesinë se nuk kam pasur kohë të lirë dhe po e shijoj duke udhëtuar me fëmijët dhe gruan time.

“Kënaqem çdo ditë, duke qenë baba. Shijoj një ndeshje futbolli pa pasur nevojën apo tensionin e rezultatit. Jam i lumtur, jam i lumtur”.

“Unë i shoh të gjitha skuadrat. Edhe nëse jam më në sintoni me lojën e Guardiola-s, Klopp, Arne Slot. Por ata janë të ndryshëm. Çfarë bën Tottenham? Çfarë bën Newcastle? Çfarë është duke bërë Nottingham Forest tani? Çfarë bën Nuno Espírito Santo?

“Epo, unë do të shikoj. Ose çfarë bën De Zerbi në një dalje me top. Luis Enrique, i cili po bën diçka ndryshe nga viti i kaluar. Dhe jo vetëm kampionatet më të rëndësishëm, por edhe atë të Katarit, Arabisë Saudite, Portugalisë.

“Natyrisht Champions League. Më pëlqen të shoh, jam i përditësuar. Po argëtohem. Vetë Bayerni, me Kompany që bën një punë të mirë, Xabi Alonso, Arteta tek Arsenal. Unë jam i përditësuar”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb