Kryetari i Lëvizjes Shqipëria bëhet, Adriatik Lapaj, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se lëvizja e tij do të sjellë politikë ndryshe.

Ai tha se Shqipëria bëhet dëshiron listat e hapura dhe se është i bindur se kjo betejë do të fitohet. Sipas Lapajt, Shqipëria bëhet është partia më e madhe nga ana morale në vend.

“Ne do të sjellim një politikë ndryshe. Ne duam listat e hapura, jemi të bindur se do e fitojmë këtë betejë. Duhet të mësojmë të bëjmë gjërat për parime dhe jo për interes. Prsh nëse ti do ta votosh PS-në, dëshiron të votosh atë që do tek Partia Socialiste dhe ajo që do PS-ja.

Edhe i djathti të votojë PD-në, por të votojë kandidatin që dëshiron dhe jo atë që imponon partia. Ne jemi partia më e madhe në moral në Shqipëri. Ato që quhen parti të mëdha e kanë vjedhur Shqipërinë”, tha Lapaj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb