SPAK e akuzon Suel Celën në përfshirjen në dy episode të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Porteve të Europës.
Në episodin e parë kreu i organizatës kriminale ka bashkëpunuar me biznesmenin Bujar Shega, një nga financuesit kryesorë për të trafikuar 930 kg kokainë që u sekuestruar në Port në Ekuador në kuadër të operacion Boya Roja.
Kur kontejneri mbërrin bosh në port Suel Cela i kërkon Bujar Shegës të hetojë. Biznesmeni i përgjigjet se do t’i shkojë deri në fund dhe ka kërkuar letrat e kamerat e sigurisë së Portit.
Në vijim të bisedës Cela e lajmëron Shegën që nëse ka patur tradhti nga personi që kishte marrë përsipër nxjerrjen e drogës nga Porti, atëherë ai duhet ta paguante me kokën e tij.
Episodi i dytë është ai ku Suel Cela bashkëpunon me Ergys Dashin, ky i fundit i ekzekutuar në Ekuador më vonë dhe Ervin Matën.
Ngarkesa prej 446 kg kokainë që grupi nisi nga Ekuadori drejt Holandës u sekuestruar në Portin e Roterdamit gjatë aksionit policor të datës 5 janar 2021. Ergys Dashi e informon Suel Celën për kapjen e drogës nga agjencitë dhe thotë se po has vështirësi në gjetjen e dokumenteve për t’ja provuar këtë. Në këtë episod rezulton i përshirë dhe Xhino Roka, që kryente transfertat e parave nga BE-ja drejt vendeve të Amerikës së Jugut.
Ergys Dashi përshkruhet nga hetuesit si një figurë qëndrore në narkotrafik me lidhje të forta në Ekuador, por që kërkonte aleancë me Suel Celën për të garantuar nxjerrjen e sasive të kokainës në portet e Europës. Nëse garantohej kjo atëherë Dashi e garantonte Çelën se mund të niste deri në 1 ton kokainë.
Ndërsa në çdo rast ngarkesat fillonin nga 300 kg e lart, pasi në këtë mënyrë kishin dhe mundësi financiare për të korruptuar zyrtarët. Ergys Dashi është i pari që kuptoj se ishin tradhtuar nga telefonat Sky, pasi këtë shqetësim ja bën prezent Suel Celës.
Për sasi të tilla kaq të mëdha lënde narkotike, grupi korruptonte zyrtarët e portit dhe agjencive ligjzbatuese ekuadoriane për të mos patur probleme.
Janë pikërisht komunikimet e Sky Ecc që kanë ndihmuar prokurorinë që të orientohet drejt provave dhe zbadhë aktivitetin kriminal të organizatës së Suel Celës.