Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një intervistë për “Opinion” u pyet edhe për raportet që ka me kryeministrin Edi Rama dhe me presidentin e Republikës së Shqipërisë.


Ai theksoi se me Edi Ramën ka pasur marrëdhënie të mira në të kaluarën, por aktualisht shtoi se lidhja mes tyre është më e “zbehtë” seç ka qenë. Ndërkohë marrdhëdhëniet me Kreun e Shtetit shqiptar, Kurti tha se i ka shumë të mira.


“Me Ramën kam pasur marrëdhënie shumë të mira por nuk i kemi të mira. Megjithatë unë dua të kemi raporte të mira pasi nuk jemi dy persona të veçantë. Marrëdhëniet janë prishur në kohën e protestave. Do takohem shpejt me Ramën. Me Metën kam marrëdhënie shumë të mira, nuk e kam takuar ka shumë kohë”-tha ai.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: