Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në kantierin e ndërtimit të kompleksit të godinave qeveritare në zonën e Saukut, Tiranë, ku do të akomodohen me zyra disa agjenci që operojnë në fushën e informacionit dhe sigurisë kibernetike.

Ai u shpreh se kjo rëndësi është e një rëndësie të veçantë pasi në të do të akomodohet edhe Agjencia e mbrojtjes kibernetike e cila është pajisur edhe me teknologji të fjalës së fundit për mbrojtjen.

“Kjo godinë është e rëndësishme sepse është një godinë e standardeve të cilësisë së lartë.

Agjencia e mbrojtjes kibernetike që ka marrë një rëndësi të veçantë dhe ka bërë një përparim të konsiderueshëm. Së fundmi është pajisur edhe me një teknologji të fjalës së fundit për mbrojtjen.

Ka një pozicion të favorshëm sepse është edhe e shkëputur por edhe afër qendrës, edhe sa i përket trafikut, dhe si fazë e parë e asaj që vjen më pas për ndërtimin me standarde të reja të akademisë së policisë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb