BRAZIL-Në Rio de Janeiro është një mal, Pedra da Gávea, që ka një pamje të mrekullueshme, por për të bërë foto dhe video atje duhet të kesh një guxim të madh.

Pedra da Gavea është një mal me lartësi 841 metra dhe ka një pamje në Atlantik. Gjendet në brendësi të Parque Nacional da Tijuca, në Rio de Janeiro dhe shumë turistë mbërrijnë deri në majë për të bërë disa foto dhe selfie spektakolare, duke pasur parasysh që ky vend është cilësuar edhe si një nga ‘vendet më të frikshëm në botë’.

Për ‘foton perfekte’, një nga turistët ka tentuar të bëjë një akrobaci absurde mbi cepin e shkëmbit. Ai është shpëtuar fatmirësisht nga miqtë e tij.

Video është realizuar disa kohë më parë por është kthyer sërish në qarkullim orët e fundit.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb