Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump do të dënohet më 10 janar në një çështje penale në të cilën ai u dënua për akuzat që përfshinin një rryshfet të dhënë ndaj një aktoreje të filmave për të rritur.
Megjithatë gjasat që presidenti të përballet me burg janë zero.
Vendimi i gjyqtarit Juan Merchan nënkupton që Trump do t’i kërkohet të paraqitet në një seancë gjyqësore vetëm 10 ditë përpara inaugurimit të tij më 20 janar.
Merchan, i cili kryesoi gjyqin e presidentit, sinjalizoi me një vendim me shkrim se do ta dënonte Trumpin me atë që njihet si shkarkim me kusht, në të cilin një çështje pushohet nëse i pandehuri shmang riarrestimin.
Në një deklaratë, zëdhënësi i Trump, Steven Cheung tha se nuk duhet të ketë dënim në këtë rast.
“Kjo çështje e paligjshme nuk duhet të ishte ngritur kurrë dhe Kushtetuta kërkon që ajo të shkarkohet menjëherë”, theksoi Cheung.
Ndërkohë avokatët mbrojtës të Trump kanë argumentuar se mbajtja e çështjes gjatë presidencës së tij, do të pengonte aftësinë e tij për të qeverisur.