Në një kohë kur sot është parashikuar që të shemben disa banesa në Bërxullë, në kuadër të projektit për autostradën Thumanë-Kashar, disa familje po protestojnë.

Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa, disa zonja shfaqen me shishe plastike të mbushura me benzinë, ndërsa kërcënojnë se do t’i vënë flakën vetes nëse nis shembja e banesave.

Ata sqarojnë se nuk do të pranojnë që të shemben banesat e tyre, pasi nuk janë përfshirë në skemën e dëmshpërblimit. Mes personave që kërcënojnë me aktin ekstrem, ka edhe të mitur.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: