SPAK ndërmori ditën e djeshme një operacion për arrestimin e 21 personave ndaj të cilëve janë caktuar masa sigurie.
Një nga emrat ndaj të cilëve Prokuroria e Posaçme ka lëshuar masë sigurie është edhe shtetasi Prekë Kodra, i cili akuzohet se është personi i cili do të ekzekutonte atentatin ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në dy vite më parë.
Kodra përshkruhet si një person që njihte shumë mirë përdorimin e armëve të zjarrit, përfshirë armët e tipit snajper.
Mediat kosovare raportojnë se Kurti nuk ishte i vetmi që do të tentohej të eliminohej.
Fillimisht do të vriteshin Ismet Haxha, dhe më pas Xhavit Haliti. Një muaj pas vrasjes së deputetit të PDK-së, do të vritej edhe Albin Kurti për t’u dukur si akt hakmarrjeje.
(BalkanWeb)