TIRANE

U bë 8 vite nga ndarja nga jeta e këngëtari Ergi Dini i cili humbi jetën në një aksident tragjik me motor në vitin 2016 bashkë me mikun e tij Kejdi Halili.

Nuk mungoi një dedikim nga motra e tij Barbara Dini, e cila ka prekur ndjekësit dhe jo vetëm.
Ky ishte udhëtimi jone i fundit bashke ne Rome viti 2016, dhe i fundit ne kete jetë. Gëzuar ditëlindjen në parajsë engjëlli im. Na mungon pafund si ditën e pare. Derisa te takohemi serish, festo me engjëjt atje lartë,” ka shkruar ajo teksa ka shfaqur një foto të vëllait të ndjerë në Romë.

Vit pas viti familja e Ergit e kujtojnë atë me dedikime të ndjera ku duket qartë dhimbja e cila sado koha të kalojë nuk do të marrë fund ndonjëherë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb