Kryeministri Edi Rama dhe Shefja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Europian, Kaja Kallas, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp, ku kanë diskutuar mbi zhvillime të rëndësishme për Shqipërinë dhe rajonin.
Gjatë fjalës së saj, Kallas u ndal tek nënshkrimi i marrëveshjes për financimin e projektit të hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII. Ajo theksoi se ky projekt do të sjellë përfitime të mëdha për Shqipërinë, duke krijuar vende të reja pune, rritur tregtinë dhe forcuar lidhjet me fqinjët dhe Bashkimin Europian.
Kallas gjithashtu theksoi rëndësinë strategjike të këtij korridori, duke e cilësuar atë si një element të rëndësishëm për mobilitetin ushtarak dhe sigurinë rajonale, veçanërisht në kontekstin aktual të situatës ndërkombëtare.
“U nënshkrua sot marrëveshja për hekurudhën Durrës – Rrogozhinë. Projekti do të sjellë vende të reja pune, më shumë tregti e do t’ju lidhe me shumë me fqinjët dhe BE-në. Do të jetë një korridor i duhur mes vendeve anëtare dhe NATO për mobilitetin ushtarak, shumë i rëndësishëm ky për momentin ku ndodhemi”, tha ajo.
(BalkanWeb)