Alvaro Morata, sulmuesi i Milanit, u prezantua dje edhe para një “San Siro”-je me mbi 50 mijë tifozë në tribune. Gjithçka para miqësores në kuadër të trofeut “Silvio Berluskoni, kur numri 7 kuqezi i ka kthyer mirëpritjen e ngrohtë nga turma milaniste me fjalët e mëposhtme të folura në qendër të fushës të cilat u shoqëruar me brohorima:

“Faleminderit të gjithëve që erdhët ta na shikoni edhe pse është shumë vapë. Nuk mund t’ju premtojmë tituj, por ju siguroj se unë dhe shokët e mi do të japim gjithçka për këtë fanellë. Shpresoj të gjejmë veten këtu në fund të sezonit me mesin e fushës duke festuar arritjen e ndonjë trofeu. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe le të luftojmë së bashku. Forca Milan”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: