Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Elbasanit, Ervin Salianji vijon takimet me qytetarët dhe strukturat e selisë blu në terren.

Sot, Salianji është ndalur në Njësinë Administrative Pajovë, në Peqin.

Ai shprehet se demokratët janë bashkuar në një ide, energji dhe kontribute të cilat do ta çojnë, sipas tij, Partinë Demokratike drejt rezultateve më të mira në zgjedhjet e ardhshme, ato të 2025.

Postimi
📍Peqin🤝Pajovë🤝 Respekt dhe mirënjohje për të gjithë kontributorët dhe demokratët që e kanë mbajtur në lartësinë e duhur besimin dhe forcën për të qenë fitues✌️🇦🇱

Një bashkim idesh, energjie dhe kontributesh jam i bindur që do të na çojnë padiskutim drejtë rezultateve më të mira që Partia Demokratike ka marrë në Peqin 🤝✌️ Besim dhe shumë punë ✌️🇦🇱

(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb