Jaime Lorente, ylli i La Casa de Papel, është bërë baba për herë të parë. Ka qenë vetë Lorente, i cili quhet Denver në film, ai që ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale lajmin e madh.

Kjo dhuratë për aktorin vjen pak ditë para premierës zyrtare të pjesës së dytë të sezonit të 5-të të serialit. Aktori ka publikuar një foto me vajzën e tij të porsalindur, ndërsa shkruan edhe një mesazh; “Do të jesh një grua e lirë”.

Deri më tani nuk dihet identiteti i partneres së tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb