Paul Pogba është i qartë kur pyetet mbi të ardhmen, as që ka ndërmend të vazhdoj të jetë pjesë e Man.United. Nga Tokio, francezi e shprehu publikisht vendimin e tij, deklaratë kjo e cila ka bërë që mediat të nisin një garë të ethshme për të zbuluar destinacionin e tij të ardhshëm. Aktualisht është një garë dyshe, Real Madrid vs Juventus, me spanjollët të cilët dukshëm janë më të avantazhuar, të paktën për momentin.

Pogba As
Pogba As

E përditshmja sportive “AS”, i referohet disa burimeve pranë lojtarit të cilët flasin se Pogba e ka marrë një vendim, dëshiron të jetë nën urdhrat e Zidane, trajneri i cili e ka kërkuar me insistim. Do të jetë e vështirë t’ia rrëmbesh Man.United, do të jetë një nga ato tratativa që zgjasin gjatë gjithë verës, është shprehur burimi për “AS”.

Pogba Feat Image
Pogba Feat Image

Koha në fakt nuk premton negociata të gjata pasi merkato në Premier League mbyllet më 8 gusht. Përpara se të lënë të lirë Pogba, Man.United duhet të mendoj fillimisht për të gjetur zëvendësuesin e tij. Nga ana tjetër Real Madrid nuk ka ndërmend të paguaj 160 milion euro kesh, aq sa kërkon United ndërsa nuk kanë dhe një raport të mirë me agjentin e tij, Mino Raiola. Nga kjo tratative e cila pritet të zgjatet në kohë, Juventusit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të shpresoj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb