Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar se do të kërkohet ndryshimin e masës për presidentin e Partisë së Lirisë Ilori meta.

Në fjalën e tij për mediat ndërsa fliste për shtyrjen e seancës për dosjen Partizani, Gjokutaj ka sqaruar se hapi i radhës është çuarja e kërkesës në Gjykatën Kushtetuese, por se “destinacioni final” do të jetë Strasburgu.

“Do të kërkojmë ndryshimin e masës për zotin meta. Jemi kushinete sepse historitë janë binjake. Do të shkojmë në Kushtetuese por destinacioni përfundimtar do të jetë Strasburgu”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb