Një dyshe e pandashme është konsideruar prej vitesh ajo mes Ledri Vulës dhe Faton Shoshit, menaxheri i tij. Një emër i njohur në industrinë muzikore në Kosovë, por edhe më gjerë, është bërë pjesë edhe e lajmeve rozë për raportin që ka pasur me Era Istrefin.

Çfarëdo që preket nga duart e Fatonit garanton sukses, megjithatë raporti me Ledri Vulën është ndryshe nga ai i zakontë mes një menaxheri dhe një artisti. Reperi i njohur, i shoqëruar nga miku i tij, edhe këtë verë vijon koncertet në Shqipëri, Kosovë e diasporë.

Këtë të martë, ai u ndal në mikrofonin e “Pushime on Top” për të zbuluar më shumë për projektet e verës, por edhe për të folur më shumë për marrëdhëniet jashtë muzikës.

I pyetur për raportin e tyre të gjatë, Ledri thotë: “Fatoni do të dijë gjithçka, do të ketë gjithçka nën kontroll…” dhe shton se ai ia jep të gjitha informacionet: “Unë nuk kam se çfarë të fsheh, sepse me të bashkëpunoj. Çdo këngë, gjithçka që bëjmë, e bëjmë bashkë …”

Kështu, kush ka pyetje për Ledri, adresa e sigurt është ajo e Faton Shoshit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: