Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka theksuar edhe njëherë vendimin e PD-së për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor.


I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, i pyetur se si do të mundësohet pengimi i zgjedhjeve dhe se a do të ketë përplasje, u përgjigj se për demokraci ka pasur përplasje për këdo që përpiqet të kthejë monizmin.


“Zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë, votime në Shqipëri nuk do të ketë. Përgjegjësi ajon ë është të mos lejojmë zgjedhje farsë. Detyra jonë është të mbrojmë demokracinë dhe t’i ofrojmë mundësinë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për demokraci ka pasur përplasje për këdo që përpiqet të kthejë monizmin”, tha Bardhi.


(d.xh/Balkanweb)